Haradinaj: AAK-ja është e gatshme për një kandidat konsensual për kryeparlamentar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë.
Ai ka theksuar se vonesat për konstituimin e Kuvendit janë duke e dëmtuar Kosovën.
Haradinaj ka akuzuar Albin Kurti, i cili sipas tij është duke qëndruar jashtëligjshëm në zyrën e kryeministrit.
“Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën, kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshëm. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, ka thënë Haradinaj.



