Drita konfirmon largimin nga Selmanit
27 maj 2025
| 12:52
Kampionia e re e Kosovës në futboll, Drita një ditë pasi zyrtarizoi transferimin e Liridon Balajt, ka konfirmuar edhe largimin e Kastriot Selmanit.
“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Kaci dhe paq fat”, ka njoftuar skuadra e Dritës.
Kontratat me Dritën i kanë vazhduar Blerim Krasniqi, Hasan Gomda Juan Camilo Mesa, Albert Dabiqaj dhe Ron Broja.
/Epoka e re/



