Jep dorëheqje nënkryetari i LV-së në Skenderaj: S’ka joshje, as forcë që më bind

18 qershor 2025 | 11:28

Xhevat Nebihu, nënkryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqja nga subjekti politik që ka përfaqësuar deri më tani.

Nebihu me anë të një shkrimi të gjatë në “Facebook” ka treguar edhe arsyet e largimit, ndonëse s’është treguar shumë specifik.

“Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që ka kohë që kam dashur, por tani i erdhi momenti që unë të vendosë të mos jem më anëtar i asnjë partie , e as që kam dashur të jem, bile për hir të vërtetës me është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem në LV, ku pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar, arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontribuoj me aq mundësi që kam pasur për një ndryshim sadopak në shoqëri dhe rrethin ku jetojmë, dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në periudhat tjera edhe familjarisht”, ka shkruar Nebihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokurorinë…