Mbeten pa ujë gjashtë fshatra të Prizrenit, cisterna u del në ndihmë banorëve

18 tetor 2026 | 11:52

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të sigurojë furnizim alternativ me ujë për gjashtë fshatra të Komunës së Prizrenit, të prekura nga ndërprerja e furnizimit.

Sipas njoftimit në “Facebook”, cisterna do të qarkullojë në Gjonaj, Mazrek, Kojush, Planej, Gorozhup dhe Mile, si dhe në zonat përreth.

Kjo masë është e përkohshme dhe do të vazhdojë deri në sanimin e defektit në gypin kryesor furnizues të stacioneve të pompimit Kojush 1 dhe Kojush 2 dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara dhe falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Gjeneral Hisen Berisha Personaliteti i Amerikës i cili e…