Misioni përtej maskës, ndryshimin e statusit operativ të Boundsteel Camp

18 tetor 2026 | 11:44

Shkruan: Gjeneral Hisen Berisha

Personaliteti i Amerikës i cili e dërgoi këtë “ofertë” të Kurtit, në Departamentin e Shtetit (DASH), është një ‘demokrat i Sorosit’, i cili po tenton t’i forcojë njerëzit e së majtës ekstreme nëpër Evropë.
Ky është misioni përtej maskës së sojit politik anti-“Amelikë” të Kurtit.
Ndërsa vlerësimi i impaktit gjeo dhe strategjik bëhet në nivele më të lar/gë/ta.
Kjo është njësoj sikur, për shembull, unë, si “gjeneral në pension”, të propozoja “teza doktrinore” për një armë që kurrë nuk ka për t’u prodhuar.
KFOR-i në Kosovë është i pranishëm në bazë të Rezolutës 1244 dhe, derisa kjo të shfuqizohet, gjithçka që dëgjohet në media duhet marrë si farsë, njësoj si rasti me fabrikën e dronëve të Albin Kurtit.
Ligjet për transformmin e FSK-së duhet të respektohen me përpikëri. Prandaj, këto janë përrallat e Sorosit në tavolinën e Albinit, si ushqim për ‘analfabetët funksional’ gjithandej nëpër botën shqiptare e më gjërë.
Bondsteel, nuk duhet parë vetëm si një bazë ushtarake në Kosovë, por në kontekstin e interesave afatgjata të SHBA-së, sigurisë së Evropës dhe pozitës gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor.
Prania e përhershme amerikane në Kosovë do të kishte rëndësi jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për pozitën strategjike të SHBA-së në rajon.
Në kushtet e zhvillimeve të reja të sigurisë globale, të rivalitetit ndërmjet fuqive të mëdha dhe të rëndësisë në rritje të pozicionimit strategjik ushtarak, Camp Bondsteel duhet të shihet përtej dimensionit të tij aktual, si pjesë e interesave afatgjata gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Shndërrimi i Bondsteel, në një ‘bazë ushtarake’ të përhershme amerikane do ta forconte pozitën strategjike të SHBA-së në rajon, ta rriste efektin parandalues ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe të kontribuonte në stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe të rajonit.
Për Kosovën, kjo çështje nuk është vetëm ushtarake, por edhe shtetërore dhe strategjike.
Prania e përhershme amerikane përbën një dimension të rëndësishëm të partneritetit strategjik me aleatin tonë kryesor dhe do ta forconte pozitën e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
Prandaj pjesë kursit të bashkë-veprimit të Forcës, ka qenë kërkesa që Camp BONDSTEEL, tëbshndërrohet në bazë të përhetshme ushtarake të FA/SHBA, në Kosovë, ku planifikohet transferohet edhe selia e KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE ALEATE TË NATO-s NË EVROPË (SHAPE).
Ky kurs veprimi për ndrrimin e statusit të CAMP BONDSTEEL to a permanent U.S. MILITARY BASE, ishte edhe pjesë e “Komunikimit Strategjik” në mes Kosovës dhe SHBA, tashmë të ndalur për shkak të Qevetisë Kurti.
Megjithatë, kjo nuk duhet trajtuar vetëm si kërkesë e Kosovës drejtuar Uashingtonit. Ajo duhet të argumentohet si interes i përbashkët strategjik, që u shërben interesave të sigurisë së SHBA-së dhe stabilitetit të rajonit.
Në fund, vendimi u takon SHBA-së dhe institucioneve të saj. Detyrë e Kosovës është të ndërtojë një partneritet të besueshëm, të konsolidojë institucionet e sigurisë dhe të dëshmojë se është një aleate serioze, e qëndrueshme dhe e përkushtuar ndaj interesave të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kërkuar një angazhim të…