Pse mos të ketë fond të përbashkët dhe bashkërendim diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë për katërshen e UÇK-së?

18 tetor 2026 | 11:37

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kërkuar një angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjen juridike të katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një postim në “Facebook”, Ismaili-Ahmeti ka propozuar krijimin e një fondi të përbashkët, me nga 100 milionë euro nga secila qeveri, si dhe një angazhim të bashkërenduar diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia kombëtare nuk duhet të përfundojë në Kalimash, duke argumentuar se çështja e katërshes së UÇK-së është përgjegjësi e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas saj, lufta e UÇK-së ishte një çështje mbarëkombëtare, pasi, përveç mbrojtjes së Kosovës nga Serbia, ajo kontribuoi edhe në mbrojtjen e Shqipërisë.

Ismaili-Ahmeti ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e Hagës, duke përmendur kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.

“Kur Kurti dhe Rama bashkohen në Internacionalen Socialiste, pse nuk bashkohen edhe në një strategji gjithkombëtare për Hagën?”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit të saj, ish-deputetja e PDK-së ka shprehur kritika ndaj udhëheqësve politikë, duke e cilësuar situatën si shenjë të hipokrizisë në krye të shteteve shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru…