Labi shpërblen puntorin e KEK-ut me 1000€ dhe e fton për drekë: Mu duk si me pa babën tim

23 qershor 2025 | 17:49

Këngëtari i njohur dhe humanisti Labinot Tahiri ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda, dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh, si dhe një drekë në restorantin e tij personal.

“Jo që kam shumë, por mu duk si me e pa babën tim ose prindërit e juaj tuj hjek akoma me punë të rënda,” shkroi Labi.

theksoi se ky gjest nuk është vetëm në emrin e tij, por në emër të të gjithë shqiptarëve, sidomos të gurbetqarëve që kanë sakrifikuar për Kosovën ndër vite.

“Çka të bëjmë që nuk jam aty ku duhet, aty ku i kryej punët për vendin dhe popullin, se nuk do të vuante asnjë puntor dhe asnjë qytetar me vështirësitë që i kanë edhe sot,” përfundon ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur shqiptar, Meda në emisionin “Weekend” në Klan…