Komuna e Prishtinës njofton zgjatjen e dy linjave të reja të autobusëve

01 korrik 2025 | 15:41

Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se ka zgjeruar dy linja të autobusëve në kuadër të zbatimit të Reformës së Transportit Publik, me synimin për ta bërë transportin urban më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.

Sipas komunës, ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Qytetarët e Prishtinës – Zgjerimi i Linjave Nr. 3A dhe Nr. 11

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Prishtinës vijon zbatimin e Reformës së Transportit Publik me zgjerimin e dy linjave kyçe:

Linja Nr. 3A – Rr. “27 Nëntori” – Lagjja e Spitalit – Mati

Zgjatet deri te Rr. “Lugmiri”

Linja Nr. 11 – Prishtinë – Barilevë

Zgjatet deri në kryqëzimin me Rr. “Dul Dragusha”

Zbatimi menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë.

Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetin tonë!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 34-vjeçar me inicialet F.Sh është arrestuar në Ferizaj nën…