Kurti: Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët

04 nëntor 2018 | 20:56

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, ka thënë se shumë bujq s’po kanë llogari të punojnë tokën edhe për shkak të naftës së shtrenjtë.

Ai  ka deklaruar se që nga shpallja e Pavarësisë nafta s’ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë. “Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë”, ka shkruar Kurti në profilin e vet në “Facebook”.

Ai më tutje ka shtuar se traktorët janë të rrallë e të vegjël, dhe sipas tij, një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë të korr. “Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr”, ka shtuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e blerjeve me pakicë “online”, “Amazon”, tashmë është në…