Çfarë po ndodhë në ndërtesën e Kuvendit?

05 korrik 2025 | 11:32

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit të largohen, në prag të vazhdimit të radhës të seancës konstituive.

Policia nuk ka folur ende në lidhje me evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa e Kuvendit.

Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm.

“Na dhanë udhëzime të dalim [nga ndërtesa], sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan të dalim. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime.

“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Xhevat Bajram Gashi, shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së…