Ndërron jetë i riu nga Rahoveci teksa po kalonte pushimet në bregdetin shqiptar
15 korrik 2025
| 15:26
Rahoveci në zi pasi në mëngjesin e së martës ka humbur jetën në bregdetin shqiptar i riu, Anid Hoxha.
Siç bëhet e ditur përmes burimeve jozyrtare, raportohet për një sulm në tru, por kërkojmë që kjo informatë të mos merret si e mirëqenë deri në një moment të ri pas përfundimit të obduksionit.
I ndjeri ishte duke kaluar pushimet në Shqipëri këto ditë.



