Deputeti i AAK-së: Në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Limajn për kryeparlamentar

18 korrik 2025 | 09:52

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë kandidimin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar nëse ndodh diçka e tillë.

“E kemi thënë disa herë që në asnjë rrethanë nuk do ta votonim Fatmir Limajn për kryeparlamentar’’, ka deklaruar Brahimaj për “Front Online”.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se në fundjavë do të zhvillohet një takim mes kreut të këtij subjekti politik, Fatmir Limajt dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Izmaku beson se Limaj dhe Kurti do ta arrijnë një marrëveshje në fundjavë.

Ajo mohoi se Nisma ka hequr dorë nga kërkesa për postin e kryeparlamentarit

“Jo, absolutisht, ne jemi në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zoti Limaj të jetë në krye të Kuvendit dhe të presim në fundjavë që të ketë një epilog pozitiv të bisedimeve”, ka thënë ajo.

Limaj, siç ka thënë Izmaku, do të dalë “mbi egot personale dhe partiake”.

Izmaku ka theksuar se presin që epilogu i “kafes apo drekës”, të jetë pozitiv.

“Të shpresojmë pra që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë ta prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se partia e…