Haxhiu: Ia kemi dërguar ofertën Nismës, po presim

23 korrik 2025 | 10:57

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur sot për të 51-tën herë, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, e cila doli nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Procesi vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se një ofertë i është dërguar partisë Nisma Socialdemokrate.

“Ja kemi dërguar ofertën Nismës, po presim”, është shprehur shkurt Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy vëllezër kosovarë nisin një udhëtim të veçantë me biçikleta…