Presidentja Shiroka-Pula priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e ka uruar presidenten për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e mandatit.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Sipas presidentes, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të vazhduar bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.



