Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt
02 nëntor 2026
| 16:34
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij universiteti.
Sipas Ministrisë, vendimi është marrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në universitet, pasi Këshilli Drejtues, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Ministrisë, ka refuzuar për muaj të tërë ta shqyrtojë opinionin e Zyrës Ligjore të MASh-së dhe t’i ushtrojë përgjegjësitë e veta për adresimin e shkeljeve të konstatuara.



