Kadaj-Bujupi: Nga Viti i Ri edhe fëmijët me ‘rrogë’
07 nëntor 2018
| 12:42
Me 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime është miratuar propozim rezoluta nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj – Bujupi, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Deputetja Kadaj-Bujupi i është gëzuar këtij lajmi.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se edhe fëmijët do të marrin “rrogë” prej Vitit të Ri.
“Shtesat e fëmijëve. Edhe fëmijët me ‘rrogë’ prej Vitit të Ri”, ka shkruar ajo, ku ka postuar edhe një fotografi nga seanca e Kuvendit.
Shtesat e fëmijëve. Edhe fëmijet me “rrogë” prej Vitit te Ri ?
Gepostet von Donika Kadaj am Mittwoch, 7. November 2018
/Epoka e re/