A ka ndryshuar realiteti në veri?

10 gusht 2025 | 10:46

Agon Maliqi, analist politik e aktivist i shoqërisë civile, ka shkruar në “Facebook” për realitetin e sotëm në veri.

Ai ka pyetur nëse ka ndryshuar realiteti në veri më qeverinë Kurti.

=“A ka ndryshuar realiteti në veri? Po, ka ndryshuar. Edhe unë mundem me ia ndryshuar sot vetes realitetin t’u shkuar në bankë me i marrë 100, 000 euro kredi konsumatore, e me ju përshëndetë prej Bahameve me koktej në dorë: ‘Ku pasna qenë deri tash!’ Por në fund të fundit krejt çka kisha arritur kish me qenë zëvendësimi i një problemi në afat të shkurtër me një problem edhe ma të madh në afat të gjatë”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Ai ka thënë se ndryshimi i realitetit në veri ka qenë proces i cili ka mundur të bëhet pa kosto të lartë, që tashme sipas tij, është cungimi tanimë i plotë i Kosovës pa perspektivë për NATO, BE e lëre më OKB.

“Por ec e shpjegoja popullistit dhe militantit të dehun, me diapazon gjeopolitik që përfundon në Ujman, se po e jeton ëndrrën në kredi të cilën ka me e pagu”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 10 gusht, shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut.…