ShBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

12 gusht 2025 | 08:34

Presidenti amerikan Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të hënën, disa orë para se të skadonte afati për vendosjen e tarifave treshifrore amerikane në mallrat kineze.

Urdhri ka ardhur pak pasi Trump e ka dhënë një përgjigje jozyrtare për gazetarët, teksa i ka kërkuar Pekinit t’i katërfishojë blerjet e sojës amerikane.

Armëpushimi tarifor mes Pekinit dhe Uashingtonit pritej të skadonte të martën.

Urdhri tani parandalon vendosjen e tarifave amerikane prej 145 për qind në mallrat kineze, dhe vendosjen e tarifave kineze prej 125 për qind në mallrat amerikane – shifra që do të mund të rezultonin me embargo virtuale tregtare.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump në një konferencë për media, kur është pyetur nëse planifikon ta vazhdojë masën.

“Ata kanë negociuar goxha mirë. Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Presidentit Xi [Jinping] dhe meje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësim…