“Nji baski s’u ngulë këtu që 20 vjet…”, Bekë Berisha viziton “Tregun e Gjelbër”, diskutoi me tregtarët për sfidat

25 gusht 2025 | 18:47

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar sot “Tregun e Gjelbër”, ku ka biseduar me tregtarët për sfidat e tyre, raporton Gazeta Blic.

“Tregu duhet të bëhet për njerëzit, i gjallë dhe funksional, jo vetëm pamje vizuale apo rendera”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Çka po bojmë për “Tregun e Gjelbër”?

“Nji baski s’u ngulë këtu që 20 vjet…” tha njëri prej punëtorëve me plotë zhgënjim.

Sot, Beka bashkë me Jeton Hotin-kandidat për asamble komunale, e vizitoi Tregun e Gjelbër, aty ku qindra familje jetojnë nga puna e lodhshme çdo ditë. Ai i dëgjoi tregtarët, i pa sfidat e tyre, e ndjeu nevojën për ndryshim.

Tregu duhet të bëhet për njerëzit, i gjallë dhe funksional, jo vetëm pamje vizuale apo rendera.

Beka e bon!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para zgjedhjeve lokale në Kosovë po përsëritet ngjarja me moscertifikimin…