AAK-ja: Adem Hoxha nuk është më pjesë e grupit tonë parlamentar
28 gusht 2025
| 12:47
Edhe pse grupet parlamentare ende nuk janë zyrtarizuar, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka konfirmuar se deputeti goran, Adem Hoxha, nuk do të jetë pjesë e këtij grupi, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët.
Arsyeja është se ai ka votuar kundër qëndrimit të grupit, duke i dhënë votën një kandidati nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Adem Hoxha më herët ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Nëse i bashkohet sërish kësaj liste, ajo do të ketë gjithsej 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.



