“Dreni Farm”, përfaqësuesi në Kosovë i sprejit Bivatracin, uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll: Ju veç fitoni, sprejin e keni falas nga ne
04 shtator 2025
| 12:42
Adem Hasani, pronar i “Dreni Farm”, i cili është përfaqësues për Kosovë i shumë medikamenteve farmaceutike, ka uruar djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e ardhshme që do t’i luajnë kundër Zvicrës, Suedisë e të tjerëve. Hasani ka postuar një foto të sprejit Bivatracin, për të cilin përfaqësues në Kosovë është kompania e tij farmaceutike “Dreni Farm”. Ky sprej përdoret nga lojtarët tanë në rast lëndimesh. Hasani i pyetur nga “Epoka e re”, se çka ka paralajmëruar për këtë sprej që tani e perdorin lojtarët e Kosovës, ai ka deklaruar: Veç të fitojnë djelmoshat tanë dhe Sprejin do e kenë gratis nga kompania jone.
Postimi i plotë i Adem Hasanit:
Spreji Bivatracin, edhe te Përfaqësuesja e Kosovës!
Forca djem, jemi me ju! 💪⚽



