Zvicra shënon dy gola të shpejtë ndaj Kosovës

05 shtator 2025 | 21:15

Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur fuqishëm ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, duke realizuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë të takimit.

Goli i parë për zviceranët erdhi në minutën e 22-të, pas një rivënieje nga këndi. Mbrojtësi Manuel Akanji ishte i saktë me kokë, duke mposhtur portierin kosovar dhe duke kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 25-të, sulmuesi Breel Embolo dyfishoi avantazhin për Zvicrën, duke e vendosur rezultatin në 2-0 dhe duke vendosur në vështirësi “Dardanët”.

Tani pritet të shihet reagimi i Kosovës, e cila drejtohet nga trajneri Franco Foda, në përpjekje për të rikthyer balancën në këtë përballje të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe Përfaqësueses së Kosovës, e…