Shenoll Muharremi: Kriza është krejtësisht politike dhe buron nga partia më e madhe, LV-ja

10 shtator 2025 | 10:51

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se kriza aktuale politike nuk ka ardhur prej Gjykatës Kushtetuese dhe pakicave.

Ai ka vlerësuar se kjo krizë e ka burimin te partia më e madhe në vend, LV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se fajtori duhet të kërkohet të partia e Albin Kurtit.

“Kriza dhe bllokada në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është kushtetuese. As pakicat kombëtare nuk e kanë shkaktuar. Kriza është krejtësisht politike dhe buron nga partia më e madhe, e cila nuk arriti me fitu shumicën siç e kishte planifikuar, e po ashtu nuk ka miq e partnerë politik për me formu shumicën e nevojshme. Ne mundemi me kërku fajtorin edhe në Zelandë të Re, por ai është këtu, në shtëpi brenda dhe para syve tanë… ashtu saktësisht sikur ai tregimi me ‘Elefantin në Dhomë’. Sistemi i drejtësisë në Kosovë, si shumica e fushave të tjera, ka nevojë për reformim, vetting, rritje të efikasitetit, transparencë dhe llogaridhënie. Por sidoqoftë, nuk është burimi i krizës aktuale politike që ka paralizuar shtetin”, ka shkruar ai.

Muharremi ka thënë se krizën na e kanë shkaktuar politikanët dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë, as ligjore e as morale, për ta kritikuar gjyqësorin apo për ta kërkuar fajtorin gjetiu.

“Fundja, nëse ka një shtresë në Kosovë që e ka bë lëmsh dhe që e meriton me u kritiku, ajo është politika. Sa më të larta përgjegjësitë institucionale dhe sa më e madhe pesha politike, përfshi rezultatet e zgjedhjeve të fundit, aq më e madhe është edhe përgjegjësia dhe faji”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka…