Krasniqi me bashkëpunëtorë partiakë bëjnë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit
17 shtator 2025
| 14:58
Në 27-vjetorin e kidnapimit tinëzar dhe zhdukjes së tij nga regjimi serb, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bënë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për intelektualin, ideologun e veprimtarin e shquar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.
“Xhavit Haziri, i përkiste plejadës së luftëtarëve të lirisë, të cilët, të udhëhequr nga ideali, guximi dhe vizioni, dhanë kontribut të çmuar në organizimin dhe mbajtjen gjallë të rezistencës për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



