Udhëheqja e OVLUÇK-së takon ambasadorin francez, shprehin shqetësimet në lidhje me Gjykatën Speciale
18 shtator 2025
| 21:45
Sot, në Ambasadën e Francës në Kosovë, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, u mirëpritëm nga ambasadori, Olivier Guérot.
Ata në këtë takim shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me Gjykatën Speciale dhe kushtet ndaj bashkëluftëtarëve të tyre.
“Nga ambasadori francez kërkuam që këto shqetësime t’i përcjellë edhe tek instancat më të larta të shtetit të tij.
Falënderojmë ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën, një vend mik, për kontributin e saj në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, ka njoftuar OVLUÇK.



