Abdixhiku: Prishtina e zjarrtë mbështet Përparim Ramën edhe katër vite kryetar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtinë sonte ishte e zjarrtë, për punët e mira me Përparim Ramën edhe katër vite kryetar.
“Nga takimi i sontëm mbresëlënës në Qytetin e Vjetër të Prishtinës, organizim i Degës së Dytë. Mbështetja e madhe qytetare konfirmohet qartazi më 12 tetor. Sepse Prishtina e meriton vazhdimësinë, e meriton vizionin modern, e meriton ritmin e zhvillimit. Punët e nisura nuk ndalen këtu; ato vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, sepse Prishtina ka zgjedhur të ecë përpara”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Prishtina flakë, Prishtina e zjarrtë!
Për punët e mira, për të tjerat që na presin, Përparim Rama edhe katër vite.
Nga takimi i sontëm mbresëlënës në Qytetin e Vjetër të Prishtinës, organizim i Degës së Dytë. Mbështetja e madhe qytetare konfirmohet qartazi më 12 tetor. Sepse Prishtina e meriton vazhdimësinë, e meriton vizionin modern, e meriton ritmin e zhvillimit. Punët e nisura nuk ndalen këtu; ato vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, sepse Prishtina ka zgjedhur të ecë përpara.
LDK dhe Përparim Rama janë garancia e një kryeqyteti që rritet, zhvillohet dhe frymëzon gjithë Kosovën.



