Kosova mirëpret Forumin Rajonal për Bashkëpunim Ndërkufitar

14 nëntor 2018 | 13:35

Në Prishtinë sot po mbahet takimi i gjashtë i Forumit Rajonal  të Bashkëpunimit Ndërkufitar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum po marrin pjesë delegacionet nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, në cilësinë e përfaqësuesve nga strukturat operative të shteteve, si dhe përfaqësuesit nga DG NEAR dhe delegacioneve të BE-së nga vendet respektive.

Në këtë takim po diskutohet rreth situatës së fondeve të IPA 2014-2020 në thirrjen e parë të projekteve, eksperiencave nga projektet e zhvilluara të fazës së parë dhe thirrjeve të ardhshme për projekt propozime.

Gjithashtu janë prezantuar nga vendet anëtare praktikat dhe shembujt konkret të impaktit të projekteve të programit të bashkëpunimit ndërkufitar në vendet implementuese.

Forumi do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Digital Kosovo” Kosova po prezantohet në Simpoziumin e…