Institucionet as minimumin s’e kanë bërë për UÇK-në

29 shtator 2025 | 08:14

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka kritikuar institucionet e Kosovës për qasjen ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, institucionet kanë treguar mungesë të angazhimit dhe nuk kanë bërë as përpjekjet minimale për të mbrojtur çlirimtarët.

“Nuk e kanë bërë as minimumin në këtë drejtim. Shumicën e kohës kanë qenë të heshtur, gjë që nuk do të duhej të ndodhte kështu. Institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej të bënin maksimumin për t’u dalë në ndihmë çlirimtarëve, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur”, ka përfunduar Qeriqi për “Front Online”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në…