A do të ketë Kurti qeveri apo krizë të re politike?

26 tetor 2025 | 08:03

Seanca për Qeverinë e re është caktuar të mbahet sot, me fillim nga ora 10:00.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ua prezanton Qeverinë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tash, s’ka pasur ndonjë sinjal se nëse kjo parti ka arritur apo do të arrijë t’i sigurojë votat.

Të shtunën, Kurti u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti vendosi të heshtë.

Derisa deputetja Mimoza Kusari-Lila, pati deklaruar se për 4-5 vota nuk i kanë numrat për të zgjedhur Qeverinë e re.

Duke qenë në këtë pozicion, Kryesia e LV-së u mblodh mbrëmjen e kaluar, si duket për të diskutuar mbi mundësitë që i ka para vetes.

Edhe ish-opozita është e mendimit se një “Kurti 3” do të jetë vështirë i arritshëm.

Megjithëse, nëse do të arrihet krijimi i një Qeverie të re, e kuptojmë sot vetëm pas pak orëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar një të diel…