Shehu reagon pas koalicionit VV-AAK në Junik

28 tetor 2025 | 23:24

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat i LDK-së për kryetar në balotazhin e 9 nëntorit, Ruzhdi Shehu, ka ironizuar pas koalicionit të lidhur mes VV-së dhe AAK-së në Junik, duke thënë se humbja e këtyre dy partive nuk do të jetë “për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota”.

Ai ka publikuar edhe disa pamje nga asfaltimi i rrugëve.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj. Po ashtu kemi zhvilluar disa punime edhe në rrugën e Bjeshkës. Shfrytëzojmë rastin të urojmë Gllogjanin për koalicionin e arritur mes VV dhe AAK në Junik. Në këtë mënyrë, me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota. Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj, ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut”, ka shkruar Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të ketë…