Përparimi e Beka bashkë në koalicion: ‘Faleminderit Beko, i grahim përpara’ (video)
31 tetor 2025
| 13:15
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka postuar një video me kryetarin aktual të kryeqytetit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Përparim Rama.
Ky i fundit e ka falënderuar Berishën për mbështetjen. “Faleminderit Beko, i grahim përpara”, ka thënë Rama në këtë video.
Rama në garën në balotazh më 9 nëntor përballet me kandidatin e LV-së, Hajrulla Çeku.



