Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e presidentit Begaj
31 tetor 2025
| 12:48
Komisioni i Ligjeve, me nëntë votat e mazhorancës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike (PD) për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Raporti i Komisionit të Ligjeve do t’i dërgohet seancës plenare.
Gjatë fjalës së tij në komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, ka renditur disa nga shkeljet që sipas tij, Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai ka thënë se dekreti për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ishte anti-kushtetues dhe presidenti sipas Gjonit, ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor dhe ka shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.
Gjoni ka shtuar se Begaj nuk mund të vijojë më të jetë kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.



