Epoka e Re
E mërkurë, 14 tetor 2026
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech

Opinione

As kërcënimet, as pushteti nuk mund ta ndalin misionin e gazetarisë

PA DREJTËSI, NUK KA PAJTIM

Haradinaj: Urgjent zbatim i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët kufitar

04 nëntor 2025 | 11:11

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet pikë tensioni rajonal.

Përmes një postimi në X, Haradinaj shtoi se kjo po ndodh për shkak që Serbia vazhdon të refuzojë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Përbashkët të Integruar të Kufirit.

“Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM), e ndërmjetësuar nga BE-ja në vitin 2011, premtoi krijimin e gjashtë pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Pas 14 vitesh, Serbia ende refuzon ta zbatojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Haradinaj.

Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje parashikonte hapjen e gjashtë pikave të përbashkëta kufitare dhe thekson se veprimet e Serbisë po nxisin agresione të armatosura, duke minuar rolin e NATO-s (KFOR) dhe sovranitetin e Kosovës.

“Ky pengim nxit pandëshkueshmëri dhe pasiguri rajonale: mjegullon kufijtë, vë në provë vendosmërinë ndërkombëtare dhe normalizon aktet e armatosura të agresionit që minojnë rolin e KFOR-it dhe kërcënojnë sovranitetin e Kosovës”, ka shtuar më tej Haradinaj.

Ajo përmend incidentin e Banjskës (shtator 2023), ku paramilitarë të mbështetur nga Serbia kryen një sulm terrorist, duke vrarë një polic të Kosovës.

Haradinaj kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes për Menaxhim të Integruar Kufitar, duke e cilësuar atë si një urgjencë rajonale për të frenuar pasigurinë dhe shkeljet e vazhdueshme të kuadrit të sigurisë pas vitit 1999.

“Serbia shkel vazhdimisht shkel kornizën e sigurisë pas vitit 1999. Në Banjskë (shtator 2023), paramilitarë të mbështetur nga Serbia kryen një sulm terrorist të sponsorizuar nga shteti, ku u vra një zyrtar i Policisë së Kosovës. Ky agresion vazhdon edhe sot në Leposaviq, si pjesë e të njëjtit model të sulmeve hibride dhe të ambicies territoriale të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Zbatimi i marrëveshjes IBM është urgjencë rajonale”, ka theksuar ish-diplomatja.

Lajme të sponsorizuara

Të Fundit

13 tetor22:30

Reagimet e BE-së ndaj projektligjit për Specialen, Matoshi: Punë e madhe, Brukseli le të tranohet për Radoiçiqin që sillet i lirë

13 tetor22:16

Refuzoi të dorëzohej dhe u mbyll në banesë: Policia jep detaje për arrestimin e serbit në Fushë Kosovë

13 tetor21:56

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen

13 tetor21:30

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 tetor21:25

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, raportohet se kanë thyer dyert e objektit dhe janë futur brenda

13 tetor21:13

Aleanca: Ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror

Opinione

As kërcënimet, as pushteti nuk mund ta ndalin misionin e gazetarisë

PA DREJTËSI, NUK KA PAJTIM

✖

Gazetë e përditshme shqiptare, Republika e Kosovës. Gazetë e njerëzve të lirë. Kjo faqe e gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com, kontrollohet dhe menaxhohet nga “Epoka e re”. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura dhe për to “Epoka e re” mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, por ato mund të shfrytëzohen duke cituar burimin e informacionit, në këtë rast “Epoka e re”. Shfrytëzimi i materialeve të gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com pa cituar burimin e informacionit është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech
Impressum
Të fundit
Të fundit
Albin Kurti i shkon Vjosa Osmanit pa paralajmërim në zyrë
Sot, deputeti Albin Kurti është takuar pa paralajmërim me Presidenten…