‘Prizreni, Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Dragashi dhe Klina të dielën do të kurorëzojnë fitoren e madhe’
04 nëntor 2025
| 11:15
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në prag të balotazhit të 9 nëntorit, duke shprehur bindjen se partia e saj do të dalë fituese në disa komuna të vendit.
“PDK. E para. E pathyeshme. E bashkuar. Prizreni, Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Dragashi dhe Klina të dielën do të kurorëzojnë fitoren e madhe”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



