Hill: Më vonë mësova se Thaçi shkoi në Shqipëri para bisedimeve në Paris

11 nëntor 2025 | 16:00

I pyetur nëse e dinte që Hashim Thaçi kishte mbajtur takime me krerët e shtetit në Shqipëri gjatë kohës mes konferencës së Rambujesë dhe bisedimeve në Paris më 1999, Christopher Hill është përgjigjur se fillimisht, në atë kohë, nuk ishte në dijeni.

Hill ka thënë se “më vonë kam mësuar se kishte shkuar në Shqipëri, por nuk mund ta them se kur kishte ndodhur”.

“Shtetet e Bashkuara ishin në kontakt me Shqipërinë dhe e dinin se shteti shqiptar mbështeste procesin e Rambujesë”, ka thënë Hill.

Sa për dijeni, bisedimet në Rambuje janë mbajtur në shkurt të vitit 1999, dhe pasi nuk kishte marrëveshje, kishte bisedime në Paris në mars  vitit 1999.

Përfundimisht, pala kosovare e ka pranuar marrëveshjen, ndërsa pala serbe e hodhi poshtë, duke nxitur fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe, çka kishte hapur rrugën për pavarësimin e Kosovës më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se…