Kica-Xhelili i reagon Muratit: Ju definitivisht nuk e bëni dallimin e të bardhës me të zezën
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekuran Murati lidhur me gjendjen e buxhetit për Prishtinën.
Ajo ka thënë se propozimi ka qenë që të votohet buxhetit i Prishtinës, pa krijimin e komisioneve parlamentare.
“Propozimi i LDK ka qenë që të shqyrtohet një pako e Presidentes, që të tejkalohet domosdoshmëria e krijimit të komisioneve parlamentare për shkak se s’ka ndarje pozitë-opozitë, DHE tejkalon absurditetin që kjo qeveri t’i propozojë një legjislature tjetër (që s’ka të bëjë me këtë qeveri) projektligje”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Postimi:
Ju definitivisht nuk e bëni dallimin e të bardhës me të zezë Hekuran!
Propozimi i LDK ka qenë që të shqyrtohet një pako e Presidentes, që të tejkalohet domosdoshmëria e krijimit të komisioneve parlamentare për shkak se s’ka ndarje pozitë-opozitë, DHE tejkalon absurditetin që kjo qeveri t’i propozojë një legjislature tjetër (që s’ka të bëjë me këtë qeveri) projektligje.
Po kështu ndodh kur merr barrën e juristit për partinë, sepse ata që i keni, shkeljen e Kushtetutës e konsiderojnë akt patriotik. Mbrapshtë po të mësojnë .
Edhe diçka.. pse i humbët 15 ditë kur nuk i kishit numrat? Kush me kë po tallet?



