Lladrovci nderon heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
02 nëntor 2026
| 12:33
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nderuar sot Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.
Ai ka thënë se Afrimi dhe Fahriu rinisë shqiptare ia dëshmuan rrugën e lirisë me jetën e tyre dhe rënien heroike, më 2 Nëntor 1989.
“Përjetësht në zemrat e atdhetarëve. Lavdi heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!”, ka shkruar në “Facebook” Lladrovci.



