Trumpi: Do të takohem me Putinin dhe Zelenskyn kur marrëveshja të jetë afër

26 nëntor 2025 | 08:06

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për marrëveshjen e paqes të propozuar nga SHBA-ja – vetëm kur ajo të arrinte në fazat e saj përfundimtare.

Në një postim në “Truth Social” sot në mbrëmje, presidenti amerikan, Trump tha se kishte dërguar në Moskë dhe Kiev të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff në një përpjekje për të zgjidhur “disa pika të mbetura mosmarrëveshjeje” midis vendeve ndërluftuese.

Më herët Trump tha se negociatorët ishin “shumë afër” një marrëveshjeje, ndërsa disa raporte sugjeruan se Ukraina ishte gati të “vazhdonte përpara” me marrëveshjen kornizë të paqes të propozuar nga SHBA-ja.

Por, një zyrtar ukrainas tha se çështjet më të ndjeshme të marrëveshjes do të duhej të diskutoheshin nga Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas pretendimeve se Kievi kishte pranuar kushtet e një marrëveshjeje.

Kievi tha se mbështeste “thelbin” e marrëveshjes së paqes pas negociatave intensive midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.

Një zyrtar ukrainas i përfshirë në negociata tha për “Independent” se SHBA-ja dukej se kishte rënë dakord për një dokument të përcaktuar nga aleatët e Evropës në Gjenevë gjatë fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me…