Unë jam njeri i arsyeshëm
CHARLES BUKOWSKI
Kam fluturuar mijëra milje që ta shoh
me kërkesën e saj
“sall për hatër të kohës së dikurshme”.
Së bashku e kaluam natën
e tash ishim për mëngjes
në këtë kafe në Arizonë,
vend i qetë e i mirë
dielli futej
në cilorin me katrorë
të kuq e të bardhë.
Ajo tha:
“S’më hahet…”
lotët i rridhnin fytyrës
“Do ta ha mëngjesin tënd”, i thashë,
“s’bën ta çojmë poshtë…”
ajo e drejtoi shpinën dhe
mori frymë thellë dhe bërtiti.
kamarierja dhe kuzhinieri dolën vrap.
“A është çdo gjë në rregull?” pyeti kamarierja.
“Oh, po”, u përgjigja.
Të dy u kthyen dhe na vështronin
nëpër dritaren e shërbimit.
Përballë meje
lotët e saj ende rridhnin
“Merre një kafshatë proshutë”, i thashë,
“Do të ndihesh më mirë”.
“Mbylle gojën”, tha,
“Sall mbylle gojën!”
“Shiko”, i thashë
“Do të nisem sot”.
“Le ta provojmë edhe një natë”, tha,
“mund të bisedojmë…”
e përfundova mëngjesin e saj,
pagova dhe dolëm.
Atë natë pimë dhe biseduam
pastaj fjetëm.
Rreth orës 3 të mëngjesit u zgjova
duke ulëruar nga dhembja
ajo m’i kishte kapur koqet
dhe m’i tundte.
“Ti bushtër e krisur”, thashë,
“Ç’hamam të ka gjetur?”
“Nuk më ke qirë,
nuk më ke qirë”, tha.
U ngrita e fillova të vishem.
“Ç’po bën?” pyeti.
“Bën? Bën?” i ngreha pantallonat lart,
“Dua ta zë një taksi për në aeroport!”
U ula dhe fillova t’i mbath këpucët.
Atëherë ajo kërceu nga shtrati
dhe u fut midis gjunjëve të mi
duke ma hapur zinxhirin.
“Dua të rrish”, tha,
duke përkulur kokën
drejt mesit tim.
“Dua të rrish”, tha
“Në rregull”, thashë,
derisa hëna e verës
vinte nëpër perde,
“sall për hatër të kohës së dikurshme”.
Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj



