Nipat e Sef Mleqanit publikojnë këngë për liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
26 nëntor 2025
| 13:18
Nipat e Sefë Mleqanit, djemtë e dëshmorit Beqir Gashi, Ismeti e Shpëtimi dhe Sefë Gashi, kanë lansuar këngën e tyre më të re me titull “Grilat e Lirisë”, kushtuar Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Këngëtarët e mirënjohur, përmes interpretimit të tyre, rikthejnë emocionet e ditëve të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe paraqitjeve të tyre të parë, para trupit gjykues në Hagë.



