UP-ja lidh marrëveshje me një nga akademitë më prestigjioze evropiane të filmit

26 nëntor 2025 | 14:17

Të mërkurën u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Shkollës së Filmit të Łodzit, nënshkruar nga rektorja prof. Milenia Fiedler dhe rektori prof. Arben Hajrullahu.

Kjo marrëveshje hap rrugën për projekte të përbashkëta, zhvillim të programeve mësimore dhe shkëmbime të studentëve e profesorëve.

Rektori Hajrullahu theksoi se ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve akademike dhe në zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë.

Në takim, rektori u shoqërua nga ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi, dhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbime akademike, prof. Rozafa Basha.

Shkolla e Filmit në Łodz është një nga akademitë më të njohura të filmit në Evropë. E themeluar në vitin 1948, ajo ka nxjerrë figura të mëdha të kinemasë botërore si: Andrzej Ëajda, Roman Polański, Krzysztof Kieśloëski, Jerzy Skolimoëski, Zbignieë Rybczyński e shumë të tjerë.

Universiteti i Prishtinës do të punojë fuqishëm për zbatimin e këtij memorandumi, për të mundësuar mobilitete studentore dhe akademike, shkëmbim praktikash dhe krijimin e mundësive të reja për talente të reja kosovare në botën e filmit.

“Me këtë hap, synojmë të fuqizojmë më tej industrinë e filmit në Kosovë dhe t’i hapim dyert për gjeneratat e reja drejt sukseseve të reja ndërkombëtare”, ka njoftuar Universiteti i Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i udhëhequr…