Për 27 nëntor, presidentja Osmani në Shkodër
27 nëntor 2025
| 08:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkodër, ku do të pritet në takim nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Pas takimit, është paralajmëruar edhe një deklarim për medie.
Gjatë vizitës së saj në Shkodër, presidentja Osmani do ta vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe në Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare. Vizita e saj do të vazhdojë me një takim me gratë intelektuale shkodrane.
Në përmbyllje të vizitës është paraparë edhe një koncert festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitet që mbahet në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.



