Ademi takon gjeneratën e artë të Prishtinës: Luftuan dhe mbajtën gjallë frymën e futbollit

27 nëntor 2025 | 14:27

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, me emocion të madh i ka pritur në takim disa nga ish-futbollistët e gjeneratës së artë të FC Prishtina. Ademi ka vlerësuar lart kontributin e tyre, duke thënë thënë se këta janë vet historia e futbollit të Kosovës.

“Këto legjenda janë historia jonë. Janë ata që kanë sakrifikuar, kanë luftuar dhe kanë mbajtur gjallë frymën e futbollit kur ishte më së vështiri. Me zemër, me pasion dhe me dinjitet, ata e kanë ngritur këtë sport aty ku është sot. T’i kem pranë, t’i dëgjoj fjalët e tyre plot kujtime e dashuri, ishte pa dyshim ndjenjë e veçantë”, ka thënë Ademi.

Ai ka theksuar se kjo gjeneratë nuk është thjesht një emër, është trashëgimi e pasur e futbollit tonë. “Dhe sot më kujtuan edhe një herë pse duhet të punojmë çdo ditë me përkushtim për futbollin tonë. Faleminderit për vizitën, për përkrahjen dhe për gjithçka keni dhënë për fanellën, qytetin dhe vendin tonë ndër dekada”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe është tërhequr pas ftesës për seancën konstituive të…