Mustafa akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti: Simbol i rezistencës shqiptare është kthyer në simbol të turpit shtetëror

27 nëntor 2025 | 21:27

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e degraduar të objektit që gjatë luftës shërbente si zyrë e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shprehur keqardhjen e thellë për mënyrën se si është trajtuar shtëpia e dhuruar nga atdhetari Hajdin Paçarada-Dumoshi, e cila dikur ishte epiqendra e rezistencës politike shqiptare.

Mustafa e ka drejtuar gishtin e akuzës drejtpërdrejt te Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Reagimi:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka shpërndarë fjalimin e fuqishëm…