Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës dhe krenarisë kombëtare
28 nëntor 2025
| 14:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Duke postuar një fotografi komandantit legjendar, ai ka vlerësuar lart sakrificën e Adem Jasharit.
Ai ka shkruar se Adem Jashari ka lindur Ditën e Flamurit dhe është bërë vetë flamur i sakrificës.
“Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtar”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



