‘Nëntorët e ardhshëm, bashkërisht’, djali i Fadil Fazliut uron babain për Ditën e Flamurit

28 nëntor 2025 | 14:07

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë, ka dërguar një mesazh të veçantë për babanë e tij me rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e Klan Kosova, ai ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka vlerësuar qëndrimin e babait dhe shokëve të tij para “padrejtësisë” në Hagë.

“Urime 28 Nëntori, babloki ynë Fadil Fazliu! Në këtë ditë të shenjtë për kombin, teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës. Ju, që ia dhatë zemrën lirisë së shqiptarit, sot jeni dëshmia më e pastër e sakrificës dhe e besës”,  ka shkruar ai në “Facebook”.

Fahriu ka shtuar se nëntorët e ardhshëm shpreson t’i festojnë bashkërisht me babanë e tij nën flamurin kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes…