Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 Nëntor

28 nëntor 2025 | 16:16

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se pikërisht sot, më 28 Nëntor është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se lindja e djalit është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

“Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë”.

“Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…