Uran Ismaili festën e 28 Nëntorit e kalon me Kadri Veselin në Hagë!

28 nëntor 2025 | 17:36

Deputeti Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë.

Ismaili tha se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës.

“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë”, shkroi Ismaili në Facebook.

“Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të festave të Nëntorit, Shoqata e të Burgosurve…