Politikani shqiptaro – zviceran: LDK dhe PDK nuk e kanë kuptuar që diaspora tashmë është e fituar nga një larje truri

01 dhjetor 2025 | 22:52

Politikani shqiptari-zviceran, Korab Rashiti ka shkruar se partitë politike LDK dhe PDK dhe partitë tjera kanë humbur diasporën nga zvicra.

Sipas tij, shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në zvicër u është ‘shpëlarë truri nga LVV.

Postimi:

Partitë politike si LDK, PDK e të tjerat nuk e kanë kuptuar që në Zvicër, në terrenin që unë e njoh shumë mirë, diaspora tashmë është e fituar nga një “larje truri” – fjalë për fjalë. LVV është në partneritet me Partinë Socialiste, dhe Partia Socialiste, përmes sindikatave në mjediset profesionale, e orienton votën jo vetëm për vetveten, por edhe indirekt për LVV-në dhe për “grupin”, siç i quaj unë, që sillet rreth ambasadës. Lidhjet mes Partisë Socialiste dhe LVV-së duken prej kilometrash larg.

PDK dhe LDK nuk kanë fare bashkëpunim me partitë e djathta në Zvicër, edhe pse ato janë shumicë në qeveri federale që nga viti 1848…Zvicer!

Gjithçka po u shpëton nga duart; nuk po e kuptojnë aspak as çka po ndodh këtu në Zvicër, as pasojat elektorale që kjo i ka në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Greqi fermerët kanë nisur që prej ditës së djeshme bllokimin e…