Kryetari Ekrem Kastrati do të betohet nesër në Kuvendin Komunal të Malishevës
02 dhjetor 2025
| 11:54
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka ftuar anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Malishevës, që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, që do të mbahet më 3 dhjetor 2025, ditë e mërkurë.
Po ashtu në këtë ditë do të bëj betimin edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Në ftesë bëhet e ditur edhe procedura, ku anëtarët e kuvendit duhet të japin betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Ceremonia fillon në ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.



